UBT

Edhe një i vdekur në QKUK nga ethet hemorragjike

/ 1 minutë lexim

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka ndërruar jetë edhe një pacient si pasojë e etheve hemorragjike. Viktima është një 40-vjeçar nga komuna e Klinës, i cili po trajtohej në këtë klinikë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, ai ka ndërruar jetë sot rreth mesditës, transmeton RTK .

Fundamenti

Ky është personi i 11 që vdes si pasojë e pickimit të rriqrave këtë vit në Kosovë./Indeksonline/