Edhe një fitore e vashave të Dritës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Klubi i basketbollit “Drita” femrat këtë të shtune shënoi edhe fitoren e radhës kundër Kastriotit të Ferizajit me rezultat të thellë 109 – 34, lojë në të cilën vajzat Gjilanase treguan një lojë mjaft të mirë, sidomos në fazën e mbrojtjes ku kontribuuan të gjitha lojtaret, ndërsa në fazën e sulmit u dalluan disa lojtare si Erika Nuhiu me 38 pikë dhe mbi 10 topa të vjedhur , Lenda Ramadani me 19 pikë, ndërsa me dyshifror të dyfishtë u veçua edhe organizatorja e lojës Gentiana Ismajli që realizoi 10 asistime dhe 15 pikë.

Kryetrajneri Afrim Selimi tha se kushtet për lojë kanë qenë minimale pasi që dihet se i ftohti mbizotëron në palestrën tonë , dhe klubi ynë ka mungesë të termineve në palestër ku ushtrohet vetëm dy herë në javë , ndërsa ambiciet e klubit tonë këtë vit janë mjaft të mëdha pasi që kemi një skuadër solide.

KKGJILAN

Ndeshja e radhës luhet në Prishtinë kundër kampionit aktual të Kosovës, Prishtina , ku presim të shënojmë fitore dhe të vazhdojmë rrugën tonë drejt titulli tha Selimi./rajonipress/