Fundamenti

Edhe një aktakuzë kundër Salih Kqikut, i dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit Salih Kqiku dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit në dy raste duke i sjellur përfitim të kundërligjshëm pasuror operatorëve ekonomik kompanive nga Ferizaji.

Në aktakuzën e ngritur thuhet se i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, drejtor në zyrën e prokurimit në Gjilan, duke keqpërdorur detyrën zyrtare, me qëllim që vetit apo tjetrit t`i sjell dobi të kundërligjshme pasurore, nga data 22.10.2014 deri më datën 21.03.2017, ka vepruar në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, lidhur me kontratën kornizë :”Mirëmbajtja e ndriçimit publik ën fshatrat e komunës së Gjilanit”, e lidhur në mes të komunës së Gjilanit dhe kompanisë “Elektring” nga Ferizaji, e cila kontratë ka qenë tri vjeçare, që ka zgjatur deri më 14 tetor 2016, përkundër që është dashur që ta përmbyll të njëjtën, gjatë kohës sa ka qenë menaxher, ka vazhduar me pagesa, nënshkrimin e urdhër blerjeve duke tejkaluar vlerën e kontratës në shumë prej 79.999.70 euro, duke i sjellur përfitim të kundërligjshëm pasuror operatorit ekonomik “Elektring” nga Ferizaji, ka diskriminuar operatorët e tjerë potencial, ka sjellur rrezikun e rritjes së obligimeve jashtë kontraktuale, në këtë mënyrë ka dëmtuar buxhetin e komunës së Gjilanit me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjithashtu Salih Kqiku dyshohet edhe për kontratën:”Hartimi i projekteve kryesore në Komunën e Gjilanit Lot II” e lidhur mes komunës së Gjilanit dhe kompanisë “Engrup – Edona” e cila kontratë ka qenë tre vjeçare derisa ka tejkaluar vlerën në shumë prej 278.438.21 euro duke dëmtuar operatorët e tjerë në Gjilan me çka ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar”.

Mobi Casa

Sipas aktakuzës ka disa dëshmitar që janë propozuar për të dëshmuar në procesin gjyqësor që pritet të filloj së shpejti kundër Salih Kqikut.

Ndërsa është shumë interesante dëshmia e Jehona Hysenit e cila e ka ngarkuar Salih Kqikun, se në forma të ndryshme i ka bërë presion për lëndët e caktuara dhe interesimet e shprehura nga vetë ai./rajonipress/