FIDANISHTJA

Edhe nëse e keni lënë duhanin: Nikotina shkatërron strukturën e trurit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Nikotina nga cigarja e duhanit krijon varësi sikur droga, sepse në trurin të duhanpirësit ndodhin ndryshime kimike, të ngjashme me ato të cilat në trurin e minjve shkaktojnë kokaina, heroina dhe llojet e tjera të drogave.

Kështu konstatojnë shkencëtarët e Institutit amerikan për luftën kundër varësisë, në bazë të hulumtimeve të trurit të njerëzve, të cilët gjatë jetës këtë organ të vetin e kanë lënë me testament për qëllime shkencore-hulumtuese, transmeton Telegrafi.

Çdo qelizë e trurit është makinë e cila prodhon peptide, por të cilat mund të quhen edhe receptorë. Ato mundësojnë komunikimin midis qelizave dhe ruajnë ndjeshmërinë e trurit ndaj drogës.

Uji Dea

“Njësoj ndodh edhe me receptorët e trurit të duhanpirësit”, thotë njëri ndër anëtarët e ekipit hulumtues, Dr. Roy Vance, i brengosur për shkak të ndryshimeve afatgjatë të cilat i shkakton nikotina.

Në studim janë përfshirë duhanpirësit të cilët kanë hequr dorë nga pirja e duhanit disa vjet para vdekjes, ndërkaq truri i tyre nuk është këndellur nga pasojat e ndikimit të nikotinës.

Këto gjetje tregojnë që varësia nga pirja e duhanit për shkak të nikotinës shkakton ndryshime strukturore në tru, të cilat zgjasin shumë vite, madje edhe atëherë kur ndërpritet pirja e duhanit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.