Eko Higjiena

Edhe nëndega e PDK-së në Ponesh kalon në AAK

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së tha në një takim për medie se me rastin e 13 vjetorit të këtij subjekti politik sot i është bashkëngjitur edhe një nëndegë e PDK-së nga fshati Ponesh i Gjilanit. Halil Shala njëri nga të aderuarit tha se në PDK pati katandisje, injorime dhe frustrime.

AAK-së dega në Gjilan me rastin e 13 vjetorit të themelimit të saj në Gjilan i është shtuar edhe një nëndegë e PDK-së nga fshati Ponesh i Gjilanit. Këtë aderim dega e AAK-së e ka pritur në mënyrë solemne.

Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së tha se AAK po rritet çdo ditë dhe po ka aderime të shumta nga të gjitha subjektet politike.”Këto aderime po bëhen në interes të qytetit të Gjilanit sepse është kuptuar se Gjilani ka krizë se qeverisje lokale dhe është zhytur në borxhe dhe kolaps financiar. Unë jam i kënaqur që qytetarët e Gjilanit po na përkrahin pa rezervë dhe po marrim mbështetje çdo ditë e më shumë” tha Kadriu.

Kadriu tha se aderimet e reja e qojnë AAK drejtë një fitoreje të sigurt në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kadriu tha se Halil Shala nga sot së bashku me kryesinë e PDK-së i bashkëngjitet AAK-së.

Mobi Casa

Kurse Ahmet Isufi deputet në Parlamentin e Kosovës nga AAK-ja tha se Poneshi ka treguar se dinë të rreshtohet drejtë. “Ne me këto aderime shumë shpejt do ta marrim qeverisjen komunale dhe do të shërbejmë për interesat e qytetarëve të Gjilanit” tha Isufi.

Isufi tha se AAK në Gjilan ka mbajtur zgjedhje të ndershme dhe ka arritur të demokratizohet duke treguar se është shembull për Gjilanin.

Kurse Halil Shal;a ish kryetar i nëndegës së PDK-së në Ponesh tha se nuk e ka pasur të lehtë ta braktisë PDK dhe punën e tij 13 vjeçare.”PDK-ja fillojë të çakërdiset, fillojë katandisja e saj dhe injorimi që u bëhej aktivistëve. Në AAK ka një frymë të re sepse këtu zgjedhjet janë mbajtur fer dhe korrekt” tha Shala.

Rexhep Kadriu pastaj solemnisht u ka dhënë librezat dhe u ka dëshiruar mirëseardhje aderuesve të rinj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.