UBT

Edhe në Viti vazhdojnë pritjet e gjata për miell

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Që nga konfirmimi i rasteve të para i disa qytetarëve me coronavirus, në Komunën e Vitisë, qytetarët kanë filluar me të madhe të furnizohen me miell. Mirëpo për tu furnizuar me miell, qytetarët janë duke pritur me orë të tëra. Në një foto të siguruar nga EVSB, shihen kolonat e gjata duke pritur për miell para mullirit “ThesAri”, në rrugën Kllokot në drejtim të fshatit Tërpezë, dhe pritjet e t’jera para mullirit “Rera”, rruga rajonale, Gjilan – Ferizaj, në dalje të fshatit Pozheran.

Sipas EVSB-së, ku dëshmojnë fotot nga vendndodhja, kolonat janë të gjata afër 2 km.
Ndarsâ nga institucionet vazhdimisht është duke u thënë që në Kosovë nuk ka mungesë të produkteve ushqimore, dhe po kërkohet nga qytetarët të mos bëhet panik.

Shqetësimi i qytetarëve të Komunës së Vitisë është pritja e gjatë, dhe se nga pronarët e mullinjve nuk po përfillemi siç duhet.

Pse ne të cilët e kemi dorëzuar grurin në këtë mulli, dhe të anashkalohemi, apo të trajtohemi të barabartë me tregtarët ilegal, që e blejnë miellin nga 10.€, dhe e shesin nga 15.€.thesin, thuhet në reagimin e qytetarëve.

Mobi Casa

Ne kërkojmë që pronarët të respektojnë dhe të na ofrojnë përparësi neve që e kem të dorëzuar grurin në mulli me vite të tëra, pastaj me pagesë le tu ndanë qytetarëve vitias, e në radhën e tretë, le tu ndanë qytetarëve nga Komunat e t’jera.

EVSB, kërkon nga pronarët e mullinjve, që përkohësisht ta ndërpresin shitjen e miellit me pagesë, sepse ka të dhëna të sakta se njerëz të pa përgjegjshëm, po e keqpërdorin situatën emergjente, dhe po marrin miellin dhe po e tregtojnë, ftojmë pronarët e mullinjve se ata që kanë grurin e dorëzuar tu ipet përparësi për tu furnizua me mill, pastaj me pagesë të furnizohen qytetarët e Vitisë, e krejt në fund të mbesin qytetarët apo tregtarët ilegal nga Komunat e t’jera të Kosovës.

EVSB, e sheh shqetësuese pjesëmarrjen e gjithë atyre personave që presin me orë të tëra nëpër mulli, dhe se nuk përdorin, apo nuk kanë asnjë pajisje mbrojtëse kundër korona virusit.

Të tillët mundë të infektohen në çdo moment, andaj organet përkatëse duhet të ndërmarrin veprimet e duhura, me qëllim parandalimin e infektimit dhe shpërndarjes së virusit thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/