Edhe në Ramjan asfaltohen rrugët
Viti – Kanë filluar sot asfaltimet e rrugëve në fshatin Ramjan. Zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu ka inspektuar fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës në lagjen Zejnullahu, ndërkohë që do të vazhdohet edhe me rrugën në lagjen Azemi.
Rrugët brenda fshatit Ramjan, janë pjesë e projektit të përbashkët për asfaltimin e 38 rrugëve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë./rajonipress/


