Edhe në prag të Fitër Bajramit Këshilli i Bashkësisë Islame ndihmon nevojtarët
Gjilan – Këshilli i Bashkësisë Islame prej fillimit të Ramazanit ka bërë shpërndarjen e ndihmave për nevojtarë disa herë. Janë ndihmuar familje të jetimëve dhe skamnorë të tjerë të cilët kanë kërkuar ndihmën e Bashkësisë Islame.
Këtë ndihmë e kanë ofruar edhe sot kur është dita e fundit e Ramazanit dhe pragu i Fitër Bajramit. Sot janë ndihmuar 160 familje me nga një thes miell 25 kg dhe një pako ushqimore për një familje, si dhe aktivitete tjera gjatë muajit të Ramazanit.
Kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu falënderon të gjithë ata donator të cilët kontribuuan dhe u angazhuan që të mirat e tyre të arrijnë në sofrat e nevojtarëve duke bashkëpunuar më Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.
Në veçanti falënderojmë xhematet e të gjitha xhamive që kontribuuan për aktivitete humanitare, pastaj falënderojmë pronarët e bizneseve Globi MI”, “Orangenet”, “Euro Model”, “Nota Brilant”, “Mobileria Besi”, “Calabria”, “Sistemi”, “Creative Ceramika”, “Klima Term”, “Alba Petrol”, Restaurant “Bujana”, Restaurant “Garden”, Restaurant “Pojata”, Restorani “Elton”, “Kamberi Petrol”, “Ceni Kompani”, Pemëtorja “Buli”, Fabrika e ujit “MIROS”, pastaj qytetarët Shefket Demi, Alban Qerimi dhe të tjerë./rajonipress/


