Edhe në komunën e Artanës mësimi fillon normalisht

Gjilan – Edhe në komunën e Novobërdës ka filluar sot viti i ri shkollor 2013/14 në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.
Në shenjë respekti dhe përkrahje për nxënësit dhe stafin mësimdhënës në shkollat e komunës sonë, Kryetari i Komunës, Bajrush Ymeri, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit, Shefkije Mehmeti, Nënkryetarin e Komunës Driton Abdyli, Drejtorin e Arsimit e Kulturës, Adem Abazi dhe Shefen e zyrës , i kanë vizituar shkollat fillore dhe të mesme si, “Asdreni” në Llabjan, ”Dositej Obradovic” në Prekovc, ”Minatori” në Novobërdë, dhe Shkollën e Mesme Ekonomike në Bostan.
Me këtë rast, Ymeri, u ka uruar ditën e parë të punës të gjithëve duke u dëshiruar suksese dhe rezultate sa më të mira gjatë këtij viti shkollor. “Kjo është dita e parë e mësimit dhe sigurisht që të gjithë jeni të gëzuar. Kushtet në shkolla janë të mira ndërsa juve ju mbetet vetëm të mësoni,dhe unë kam besim në juve që ju do t’i arrini të gjitha që të dilni gjenerata sa ma të suksesshme” u shpreh kryetari Ymeri, para nxënësve.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës të komunës së Novobërdës mësimi ka filluar pa probleme në të gjitha shkollat dhe se përgatitjet për këtë vit shkollor janë kryer me kohë./rajonipress/