GRANDEMALL

Edhe në Kamenicë shënohet dita ndërkombëtare e personave me nevoja të veçanta

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Të martën është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta, me moton “Krijoni mundësitë që t’i tregojmë aftësitë”.

Me këtë rast shoqata Handikos në Kamenicë, në bashkëpunim me koordinatoren e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut Nazmije Demolli-Kastrati, kanë organizuar aktivitete lidhur me shënimin e kësaj dite, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve lidhur me të drejtat e personave me nevoja të veçanta.

Kreu i komunës Qëndron Kastrati, tha se me këto aktivitete synojnë të rrisin dhe promovojnë të drejtat e kësaj kategorie të shoqërisë, duke rritur ndërgjegjësimin në aspektin social, arsimor, ekonomik, kulturor e shëndetësor.

Fundamenti

“Është obligim yni si institucione dhe shoqëri në përgjithësi të angazhohemi maksimalisht në përmbushjen e potencialit të tyre në të gjitha sferat dhe qasjen me të lehtë në përmbushjen e nevojave të tyre thelbësore” u shpreh mes tjerash Kastrati.

Ndërkaq, në emër të shoqatës Handikos foli kryetarja e kësaj shoqate Hyrmete Morina, e cila ka paraqitur disa nga sfidat me të cilat ballafaqohen çdo ditë.

E koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati, potencoi se shënimi i kësaj dite është një mundësi më shumë për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë civile lidhur me aftësinë e kufizuar dhe aksesin si çështje kryesore e zhvillimit, për të hequr të gjitha llojet e pengesave dhe për të realizuar plotësisht pjesëmarrjen e barabartë në shoqëri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.