GRANDEMALL

Edhe në Kamenicë bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve për nder të festës së 28 Nëntorit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari Qëndron Kastrati së bashku me kryetarin e OVL – UÇK, Milaim Limoni, dhe zyrtarë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, për nder te 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Kryetari Kastrati duke uruar Ditën e Flamurit, ka thënë se flaka e lirisë u mbajt e gjallë nga burrat e gratë, ushtarë të patrembur.

Sipas tij, sot feneri jonë i shpresës është ndërtimi i një vendi që tejkalon dallimet, që mirëmban premtimet për prosperitet e dashuri.

“Shqipëria ishte së pari guxim, vendosmëri e besim në një komb të lirë ku të gjithë ishin të barabartë. Rrjedha e historisë u drejtua nga të palëkundurit, ata që flijuan të kaluarën për të ardhmen e lirë.

Mobi Casa

Flaka e lirisë u mbajt e gjallë nga burrat e gratë ushtarë të patrembur në mënyrë që idealet të bëheshin të drejta të njeriut.
Sot feneri jonë i shpresës është ndërtimi i një vendi që tejkalon dallimet, që mirëmban premtimet për prosperitet e dashuri, një vend që triumfon mbi sprovat që ia sjellin forcat prapakthyese.

Le ta kujtojmë përherë historinë që na bashkon e vizionin e përbashkët që na shtynë drejt një të nesërme gjithnjë e më të ndritshme!
Gëzuar!”, ka thënë ai.

Po ashtu në këtë ditë është përuruar edhe busti i dëshmorit Ardian R.Qarri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.