RCCOLA

Edhe në Kamenicë aktivitete të shumta për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Me aktivitete të shumta po festohet 10 vjetori i Pavarësisë së Kosovës edhe në Kamenicë.

Me një program të pasur kulturo- sportiv, i cili ishte përgatitur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u festua 10 vjetori i Pavarësisë edhe në Komunën e Kamenicës.

Fundamenti

Manifestimi qendror ishte organizuar në sheshin e heroit “Metush Krasniqi”, ku para qindra qytetarëve u shfaq një program i pasur kulturo-artistik nga nxënësit e shkollave fillore dhe ansambli “Molla e Kuqe “ nga fshati Koretin.

Para se të fillonte programi rrugës kryesore të qytetit defiluan pjesëmarrësit e programit të cilët mbanin flamuj kombëtar dhe të Kosovës duke i dhënë qytetit një pamje madhështore./rajonipress/