Hidromorava

Edhe në Gjilan pritet të mbyllen lojërat e fatit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Gjilan janë identifikuar 25 lojëra të fatit të cilat shumë shpejt mund të mbyllen nëse nuk i plotësojnë kriteret dhe standardet e parapara nga ATK-ja tha Valon Shefkiu.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) e ndihmuar edhe nga Ministria e Financave shumë shpejt pritet të ndërmarrë një aksion për të mbyllur lojërat e fatit në Gjilan.

Eco Higjiena

Valon Shefkiu u.d. së drejtorit të Inspeksionit Komunal tha për rajonipress se në Gjilan janë identifikuar rreth 25 lojëra të fatit. “Të gjitha këto lojëra të fatit do të mbyllen nëse nuk i plotësojnë kriteret e ATK-së , për të pasur një distancë prej 500 metrave larg institucionit shkollor” tha Shefkiu.

Megjithatë, Shefkiu tha se disa nga këto lojëra tashmë kanë ndërmarrë e hapat e parë dhe janë tërhequr larg shkollave dhe institucioneve tjera arsimore e fetare./rajonipress/

Mund të ju interesoj: