UBT

Edhe në Gjilan përfundon procesi zgjedhor për Odën e Mjekëve të Kosovës

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Me datën 01.12.2017 sikur edhe në tërë territorin e Republikës së Kosovës u mbajtën zgjedhjet për Odën e Mjekëve të Kosovës, ku nga niveli Sekondar apo Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ishin konkurrent 11 kandidat: Begush Canaj – specialist i emergjencës, Behxhet Shaqiri – specialist i sëmundjeve infektive, Enver Murtezi – specialist i emergjencës, Ismet Kastrati – specialist i ORL-ës, Mevlide Iljazi – specialiste e gjinekologjisë, Mimoza Alishani – specialiste e neonatologjisë, Musë Jashari – specialist i ortopedisë, Ramadan Halimi – specialist i psikiatrisë, Sadik Rashiti – specialist i pediatrisë, Shaban Lenjani – specialist i radiologjisë dhe Ukshin Ismajli – specialist i anestezionit dhe mjekimit intensiv.

Ndërsa nga niveli primar kandidat kanë qenë Lauras Idrizi – specialist i mjekësisë familjare dhe Zejdush Tahiri – specialist i mjekësisë familjare.

Uji Dea

Nga kandidatët e lartcekur për nivelin sekondar u zgjodhën që të jenë anëtarë të kuvendit të OMK-së Begush Canaj – specialist i emergjencës, Ismet Kastrati – specialist i ORL-së dhe Musë Jashari – specialist i ortopedisë.

Ndërsa nga niveli primar u zgjodhën : Lauras Idrizi – specialist i mjekësisë familjare dhe Zejdush Tahiri – specialist i mjekësisë familjare./rajonipress/