Fundamenti

Edhe në Gjilan e Anamoravë falet Kurban Bajrami, qytetarët urojnë për më shumë humanizëm

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në të gjitha xhamitë e Gjilanit dhe të Anamoravës është falur Kurban Bajrami me mesazhin dhe urimin që edhe kjo festë tradicionale të shfrytëzohet për dashuri e mirësi ndaj njëri tjetrit e sidomos për vlera humane e njerëzore.

Kësaj radhe falja është bërë në fshatin Dunav ku edhe kanë marrë pjesë edhe Alban Hyseni e shumica e KBI nga Gjilani.

Kryeimami Iljaz Mustafa ka thënë se Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve myslimanë.

“Sepse në këtë festë afrohen zemrat, harrohen urrejtjet, njerëzit shtrijnë dorën e pajtimit, ripërtërihen lidhjet shoqërore e njerëzore, me dashuri e sinqeritet, derisa çdo shtëpi dhe familje të mbushet me gëzim e hare” ka thënë kryeimami.

FIDANISHTJA

Edhe Agim Hyseni është lutur për ditë më të mira dhe për më shumë solidaritet e dashuri familjare për njëri tjetrin.

E qytetarët janë lutur për më shumë respekt, e humanizëm ndaj njëri tjetrit.

Muharremi një besimtar i devotshëm thotë se jo vetëm festa e Kurban Bajramit po të gjitha festat tradicionale është mirë që të shfrytëzohen për më shumë sakrificë për njëri tjetrin.”Ka shuam fukarallëk në mesin e popullit dhe na duhet të jemi më solidar ndaj këtyre familjeve skamnore” u shpreh ai.

Edhe Ilmiu një tjetër qytetar thotë se gëzohet dhe është shumë i lumtur kur vjen Bajrami.”Unë e vizitojë çdo familjar timin dhe jap sadak aty ku mundem” u shpreha ai./rajonipress/