Edhe në brezin kufitar rrugët me mbishkrime të reja

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Gjilan – Në brezin kufitar në Karaqevëe tashmë rrugët kanë mbishkrimet e tyre me emrat e rinj. Selver Lenjani thotë se ky është një lajm i madh sepse fshati ka marrë pamje krejt tjetër.

“Emërtimi i rrugëve në brezin kufitar ka një domethënie të madhe sepse fshati po duket më i modernizuar karshi halleve të mëdha të sigurisë që i kemi tash e sa vite” shprehet Selver Lenjani.

RCCOLA

Lenjani tha se edhe ato rrugë që kanë mbetur të pa emërtuara do të kryhen shumë shpejt. “Ne falënderojmë institucionet komunale dhe gjitha partitë që kanë qen pjesë e kuvendit komunal që kanë përkrah Bashkësinë lokale për emërtimin e rrugëve dhe në emër të Bashkësisë lokale falënderojmë edhe Qeverinë e Kosovës që ka marr këtë vendim për vendosjen e emërtimit të rrugëve në brezin kufitar në Karaqevë të Poshtme” ka thënë Lenjani./rajonipress/