Edhe në Beguncë asfaltohen rrugët lokale
Viti – Në fshatin Beguncë kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës “Baliu” dhe “Deliu”. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë inspektuar këto punime.
Kjo rrugë po asfaltohet nga buxheti komunal i Vitisë dhe është mirëpritur nga banorët lokal. Disa nga ta thanë se me asfaltimin e kësaj rruge do të parandalohen zhvendosja e banorëve nga kjo pjesë./rajonipress/


