Uji Dea

Edhe në Artanë mësimi fillon pa probleme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan -Edhe në komunën e Novobërdës ka filluar sot viti i ri shkollor 2012/13 në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

Në shenjë respekti dhe përkrahje për nxënësit dhe stafin mësimdhënës në shkollat e komunës sonë, Kryetari i Komunës, Bajrush Ymeri, së bashku me Kryesuesen e Kuvendit, Shefkije Mehmeti dhe Drejtorin e Arsimit dhe Kulturës, Adem Abazi, i kanë vizituar shkollat fillore dhe të mesme si, “Asdreni” në Llabjan, ”Dositej Obradovic” në Prekovc, ”Minatori” në Novobërdë, ”Skënderbeu” në Makresh dhe Shkollën e Mesme Ekonomike në Bostan.

Me këtë rast, kryetari Ymeri, u ka uruar ditën e parë të punës të gjithëve duke u dëshiruar suksese dhe rezultate sa më të mira gjatë këtij viti shkollor.

Hidromorava

“Kjo është dita e parë e mësimit dhe sigurisht që të gjithë jeni të gëzuar. Kushtet në shkolla janë të mira ndërsa juve ju mbetet vetëm të mësoni, sepse ashtu na duheni edhe neve në komunë, por edhe në përgjithësi si shtet dhe unë kam besim në juve që ju do t’i arrini të gjitha që të dilni gjenerata sa ma të suksesshme” u shpreh kryetari Ymeri, para nxënësve.

Sipas njoftimeve të Drejtorisë së Arsimit dhe Kulturës të komunës së Novobërdës mësimi ka filluar pa probleme në të gjitha shkollat dhe se përgatitjet për këtë vit shkollor janë kryer me kohë.

Po ashtu edhe furnizimi me libra falas është realizuar me kohë, si dhe një kontingjent fletoresh shkollore për nxënësit tanë i ka dhuruar KFOR-i, amerikan, gjegjësisht zyra e LMT-së në Novobërdë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.