Fundamenti

Edhe ndërtesën e komunës e merr uji

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Njëra nga ndërtesat e komunës ku janë të vendosura disa drejtori është kapluar nga uji i rrëmbyeshëm që ende po bije në qytetin e Gjilanit. Fotoja e rajonipress tregon se në oborrin e kësaj ndërtese është krijuar një liqe i vogël.

Shiu që ende po bije në Gjilan ka prekur shumë familje gjilanase. Ka lagje të bllokuara nga uji i rrëmbyeshëm dhe ka shumë familje që janë prekur nga vërshimet raporton rajonipress.

Uji Dea

Shiut të rrëmbyeshsëm nuk i ka shpëtuar as njëra nga ndërtesat e komunës ku janë të vendosura disa drejtori. Oborri i këtij objekti tashmë është kthyer në një mini liqen.

Pamjet e rajonipress tregojnë se uji ka marrë tërë oborrin e kësaj ndërtese ndërsa organet komunale thanë se përkundër shiut të madh situata është nën kontroll./rajonipress/