Eko Higjiena

Edhe mosha e mesme në Kosovë e “varur” nga rrjetet sociale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Rrjetet sociale kanë filluar të bëhen pjesë edhe e moshës së mesme në Kosovë. Dikush e përdorë për të rigjetur shokët e rinisë, dikush po e zëvendëson telefonin me to, e disa të tjerë po e përdorin për punë.

Facebook , Twitter, Viber, WhatsApp etj. janë mundësit e reja që edhe mosha e mesme ka filluar t`i përdor në Kosovë. Ndërsa, rrjeti Facebook mbetet më i preferuari nga ta.

Kjo pjesë e shoqërisë më së shumti po ndjen kënaqësi e nostalgji kur nëpërmjet këtij rrjeti social po i takojnë miqtë e tyre të fëmijërisë e të shkollës së mesme.

Minire Mehmeti, e cila ka shumë vite që jeton në Zvicër, tregon se pas 35 vitesh, nëpërmjet Facebookut ajo u takua me shoqërinë e saj.

Për të komunikuar me familjarët dhe shoqërinë që e ka larg, edhe Xhelal Bajqinovci thotë se e përdorë Facebookun.

Ky rrjet po zëvendëson edhe telefoninë mobile, ndaj mund edhe të bësh kursime. Kështu, Veli Lecaj ka thënë për KosovaPress se ai si profesor, nëpërmjet Facebookut kontakton edhe me studentët e tij.

Uji Dea

“Unë punojë në arsim dhe më ndihmon të komunikojë me studentët, të komunikojë me shokë, të lexojë lajmet. Facebooku është shumë i dobishëm por nganjëherë ia vlen që të bësh edhe punë tjera”, tha Lecaj.

Megjithëkëtë, jo të gjithë mendojnë se Facebook-u është i dobishëm.

Benjamin Piperku, qytetar tjetër i Prishtinës, thotë për KosovaPress se në vend se të merret me Facebook, merret me gjëra më të arsyeshme dhe me punë shkencore.

“Facebookun nuk e përdori. Jo se nuk dua, mirëpo pse merrem me punë tjera pak më të arsyeshme”, ka thënë Piperku.

Ndërsa, Nebih Pacolli thotë se përveç, komunikimit që bën me familjarët e shoqërinë e tij, ai është i interesuar që nëpërmjet këtij rrjeti social të informohet edhe për ngjarjet e fundit që ndodhin në Kosovë.

Sipas disa sociologëve botërorë, rrjetet sociale sa kanë efekt të dobishëm mund të jenë edhe të dëmshme. Me përdorimin e tepërt të rrjeteve sociale, karakteri i njeriut, sidomos i të rinjve, mund të ndryshohet. Gjithashtu, komunikimi jo i drejtpërdrejtë dhe varësia nga rrjetet sociale, bëjnë që përdoruesit e tepërt të rrjeteve sociale të jenë më të vetmuar. /KP/Telegrafi/