Edhe Mireshi kundër Zajednicës
Gjilan – Lëvizja Vetëvendosje të shtunën në fshatin Miresh mbajti një takim me banorët e këtij fshati ku është diskutuar për themelimin e asociacionit të komunave serbe Zajednica, dhe demarkacionin me Malin e Zi ku të pranishëm ishin deputetët të LVV në Kuvendin e Kosovës, Glauk Konjufca, Besnik Bislimi, Ismajl Kurteshi.
Ndërsa Sadat Salihu kryetar i këtij subjekti në Miresh i falënderon të gjithë banorët për interesimin e madh që patën dhe diskutuan me deputetët e LVV nga afër dhe i kuptuan dëmet që po i sjellin marrëveshjet me Serbin e në veçanti Zajednica dhe demarkacioni me Malin e Zi.
E veçanta e këtij takimi ishte se kishte banor të subjekteve të shumta e të subjekteve tjera politike që patën interesim të bëjnë pyetje të shumta në interes të vendit, e njëra ndër pyetjet ishte se duhet të largohet kjo Qeveri dhe të ndalen bisedimet me Serbin.
Krejt në fund Sadat Salihu i falënderoj të gjithë banorët dhe i ftoj të marrin pjesë çdo herë në tubime të tilla sepse ato janë në interes të vendit thuhet në njoftimin e [ikës së LVV në Miresh./rajonipress/


