Fundamenti

Edhe ministri Besim Beqaj ofron dorëheqjen?

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, është i treti ministër i PDK-së, që brenda 24 orëve të fundit ka ofruar dorëheqjen nga Qeveria Haradinaj.

Burimet e Indeksonline brenda Partisë Demokratike të Kosovës kanë thënë se sot në takimin e kryetarit Kadri Veseli me disa prej anëtarëve të Kryesisë është diskutuar edhe mundësia e dorëheqjes së ministrit Beqaj.

Sipas burimeve, Beqaj vet ka shprehur dëshirën që të largohet nga qeveria.

FITORJA

Dje dorëheqjen e kanë ofruar edhe ministrat Abelard Tahiri dhe Bedri Hamza. Këta dy u panë të dielën bashkë me Presidentin Hashim Thaçi teksa po vizitonte liqenin e Ujmanit në veri të vendit.

Mirëpo pavarësisht këtyre zhvillimeve, zyrtarisht PDK-ja ende nuk ka marr vendim për Tahirin, Hamzën e Beqajn.

Ndërsa kreu i ekzekutivit të vendit, sot pasdite në një prononcim para medieve, tha se aktualisht nuk ka asnjë largim të ministrave, ndonëse në mbledhje mungoi ministri Abelard Tahiri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.