Fundamenti

Edhe Malisheva e donë Rexhep Kadriun për kryetar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, struktura e Aleancës dhe anëtarë, të dielen kanë qëndruar në Malishevë, me ç’rast është organizuar tubimi në kuadër të fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2013.

Qytetarë të Malishevës dhe simpatizantë të shumtë, kanë pritur kryetarin Kadriu dhe ekipin e tij të fitores në ambientet e shkollës fillore “Abdullah Tahiri”, duke thënë se e duan atë për kryetar të komunës së Gjilanit.

Para banorëve të Malishevës ka folur kandidati për këshilltar komunal nga ky regjion Fadil Ramadani, i cili ka thënë se kryetari Kadriu ka dëshmuar dinamikë, atraktivitet dhe punë, ndërsa ka shtuar duke thënë se beson në Rexhep Kadriun dhe në ndryshimin që ai do të sjellë për Gjilanin.

Ramadani i ka bërë thirrje banorëve që të dalin masovikisht në ditën e votimit dhe t’ia vazhdojnë kryetarit Kadriu punën e nisur gjashtë muaj më parë.

ARKATANA

Para të pranishmëve ka folur edhe kandidatja për këshilltare komunale nga radhët e LDD-së, njëherit vendase e Malishevës, e cila ka thënë se kryetari Kadriu e ka dëshmuar se është i denjë për të udhëhequr me Gjilanin. Maliqi ka thënë se koalicioni AAK-LDD është koalicion i dëshmuar në punë dhe luftë prandaj edhe fitorja do të dëshmohet më 3 nëntor.

Ndërkaq kryetari Kadriu, ka folur për problemet që janë identifikuar qysh me marrjen e postit të kryetarit të AAK-së në Gjilan.

Ai ka thënë se përkushtimi më i madh i tij ka qenë ai ndaj qytetarit, prandaj edhe ka dashur që të jap shembullin më të mirë, se një kryetar komune duhet gjithmonë të jetë në shërbim të qytetarëve të tij. Kryetari Kadriu ka premtuar se do ti zgjidhë të gjitha problemet një nga një dhe se pas mandatit të parë, do të nisin me projekte dhe plane tjera të mëdha për Gjilanin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.