Fundamenti

Edhe Lladova e Gjilanit themelon Këshillin e Fshatit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me një pjesëmarrje rekorde të qytetarëve në votim, Lladova ka themeluar Këshillin e Fshatit në përbërje të shtatë anëtarëve, derisa kryetar është zgjedhur Florim Ajeti.

Kryetari i Komisionit Komunal për Themelimin e Këshillave të Fshatrave, Avdyl Aliu, është ndarë shumë i kënaqur me procesin, të cilin e vlerësoi si transparent dhe pa asnjë vërejtje, i cili është bërë për të përmbushur nevojat dhe kërkesat e banorëve të Lladovës.

Uji Dea

Në këtë proces kanë qenë të pranishëm edhe anëtarët tjerë të Komisionit Komunal (pozitë-opozitë), sikurse edhe përfaqësues të organizatës “Agro-Eko”.

Takimet e radhës planifikohen të realizohet si në vijim: Shurdhan (Çelik, Dunav, Goden i Ulët, Pidiq, Stanqiq, Isufaj), më 14.03.2016, në ora 18:00; Llovcë, 18.03.2016, Malishevë e Epërme (përfshirë Muhaxherët dhe Capari), më 18.03.2016, në ora 19:00, në Xhaminë e fshatit, për të vazhduar fshatin Verbicë të Zhegocit më 23.03.2016, në ora 17:00 dhe më 24.03.2016 në fshatin Verbicë e Kmetocit, në ora 18:00./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.