Edhe Llabjani përfiton shkollë të re nga Komisioni Evropian

Gjilan – Aktivitetet e para praktike për zbatimin e projektit të Shkollës së Mesme në Llabjan, të komunës së Novobërdës, kanë filluar të mërkurën, me daljen në terren të kompanive që kanë konkurruar në tenderin e Komisionit Evropian, fondet IPA, për ndërtimin e kësaj shkolle.
Në këtë takim, përveç delegacionit nga Komisioni Evropian dhe kompanitë konkurruese, ishin të pranishëm edhe kryetari i komunës, Bajrush Ymeri dhe drejtori i arsimit, Adem Abazi.
Projekti i Shkollës së Mesme do të ndërtohet brenda një afati të kufizuar kohor, prej 18 muajsh dhe do të jetë një objekt modern që përmbush kriteret për arsimin e mesëm, ato vendore dhe ndërkombëtare ka thënë Bajrush Ymeri./rajonipress/