Edhe Liverpooli tenton për Shaqirin
Xherdan Shaqiri mund të bëhet përforcimi i 10-të i Liverpoolit në afatin kalimtar të verës. Gjiganti anglez ka vendosur t’i sfidojë deri në fund Juventusin dhe Atletico Madridin, për t’i fituar shërbimet e mesfushorit të Bayernit të Munichut.
Sipas mediave angleze, krerët e Liverpoolit janë gati që të bëjnë ofertën zyrtare drejt klubit bavarez, me shpresën që përgjigja do të jetë pozitive.
Ndryshe, para dy ditësh mediat italiane e kanë konsideruar si punë të kryer kalimin e Shaqës te Juventusi, por të mërkurën ka dalë në skenë Atletico Madridi, duke këmbëngulur në kosovarin, e ardhmja e të cilit mund të zbulohet në fundjavë.


