Eko Higjiena

Edhe Limaj paralajmëron se shumë shpejt do të ketë zgjidhje

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka dalë optimist nga takimi me presidenten e vendit.Ai ka deklaruar se ka bindjen e plotë se shumë shpejt do të kemi zgjidhje për ngërçin politik.

Limaj, është zotuar se kjo zgjidhje do të jetë në përputhje me vullnetin e shumicës parlamentare, Kushtetutës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nëse do të merrte pjesë në një takim të përbashkët me të gjitha partitë parlamentare, ku pjesë e takimit do të ishte PDK’ja, ai ka deklaruar se do të merrte pjesë në çfarëdo takimi që do të zhvillohej me vullnetin për ta gjetur një zgjidhje.

“Do të merrnim pjesë në çfarëdo takimi që çon deri te zgjidhja e kësaj situate, por ai takim duhet të zhvillohet me vullnetin për të gjetur zgjidhje dhe të mos jetë takim bosh sa për t’u fotografuar”, ka thënë Limaj pas takimit.

Limaj për ndeshjen e mbrëmshme të futbollit Shqipëri-Serbi

UBT

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur shqetësimin e tij, lidhur me ndodhitë në ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri-Serbi.

Ai ka thënë se nuk është momentum, që 35 mijë veta njëzëri të thërrasin ‘vrasjen e një populli’. Madje Limaj e konsideron këtë fakt shumë shqetësues dhe thotë se është dëshmi që populli serb ende nuk ka dalë nga shovinizmi.

“Më vjen shumë keq që Serbia, ende posedon ato ide shoviniste, nga të cilat i bëj thirrje që të heqin dorë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se është shumë shqetësuese që pikërisht ata që duhej t’i mbronin djemtë e kombëtares shqiptare, i kanë sulmuar dhe keqtrajtuar lojtarët tanë.