RCCOLA

Edhe LDK e Gjilanit kërkon stopimin e privatizimit të çerdhes “Integj”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Duke pasur parasysh interesin e qytetarëve të komunës së Gjilanit dhe duke vepruar konformë këtij mandati kërkojmë nga ju që të ndërmerrni të gjitha masat adekuate dhe me vendosmëri institucionale që të kërkoni që Agjencioni Kosovar i Privatizimit të ndalojë procedurat sa i përket çerdhes së fëmijëve “Integj” thuhet në letrën e Arben Mehmetit.

Shefi i grupit të këshilltareve komunal të LDK-së i ka dërguar një letër kreut të komunës Qemajl Mustafa ku kërkon nga ky i fundit stopimin e privatizimit të hapësirave te ekonomia e pyjeve dhe te çerdhja e fëmijëve “Integj”.

Eco Higjiena

Mehmeti ka thënë se pasi këto janë prona që i shërbejnë jashtëzakonisht shumë institucioneve të arsimit rasti i parë Gjimnazit ‘’Xhavit Ahmeti’’si dhe rasti i dytë çerdhes së fëmijëve, dhe që direkt dy rastet janë interes i qytetarëve të komunës së Gjilanit që të mbrohet kjo pronë nga privatizimi dhe të ju lihet në shërbim institucioneve tona lokale me dedikimin të cilin tashmë e kanë dhe që mund të na nevojiten edhe për ndonjë shërbim shtesë institucional.

“Prandaj ne kërkojmë që të ndërmerrni të gjitha masat e mundshme duke përfshi edhe një seancë të jashtëzakonshme me qëllim që këto hapësira të shpallen prona me interes të përgjithshëm për komunën tonë. Ne këtë kërkesë e kemi bërë edhe në seancën e kaluar mirëpo nuk kemi vërejt ndonjë veprim andaj ri-kërkojmë që të ta merrni shumë seriozisht këtë kërkesë sepse vetëm në këtë mënyrë duke bërë veprimet e nevojshme mund të jeni në shërbim të përgjegjësive që keni si kryetar i komunës” ka shkruar Mehmeti./rajonipress/