RCCOLA

Edhe lagjet e Kamenicës kanë telashe me mungesën e ujit të pijshëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kastrati në takim me banorët e lagjes “Malësia”, ka diskutuar për zgjidhjen e problemit për furnizim me ujë të pijshëm.

Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati priti në takim banorët e lagjes “Malësia”, për të diskutuar rreth problemit të tyre lidhur me mungesën e ujit të pijshëm.

Përfaqësuesi i banorëve të lagjes “Malësia”, tha se ata si banorë kanë bërë kërkesa për zgjidhjen e këtij problemi, sepse zakonisht në këtë kohë lagjja përballet me mungesë të ujit.

UBT

Ndërsa, Kastrati u tha se do të bëjnë të pamundurën që t’ju dalin në ndihmë qytetarëve të kësaj lagje për gjetjen e një zgjidhje për mungesën e ujit të pijshëm.

Zyrtarja Hidroteknike nga Drejtoria për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Mërgime Morina u shpreh se kanë pasur takim me Hidromoravën, dhe se këta të fundit janë zotuar se do ta rregullojnë gypin i cili është i dëmtuar.

Duke pasur parasysh që rregullimi i këtij gypi është zgjidhje e përkohshme, gjatë takimit u diskutua edhe për mundësi të tjera të cilat do ta zgjidhnin këtë problem të kamotshëm të kësaj lagje./rajonipress/