Edhe krijuesit lëndohen nga ikja masive
Gjilan – Demir Krasniqi këngëtar e krijues është prekur tepër shumë nga ikja masive e familjeve kosovare dhe e të rinjve drejt vendeve të BE-së. “Kam kënduar në çdo kohë e në çdo situatë të rëndë, por kjo ikje po më lëndon tepër shumë sepse po ndodhë në një kohë ku Kosova është shtet dhe mundësia për të jetuar si duhet është e pamundur” shprehet Krasniqi.
Demir Krasniqi asnjëherë nuk rrinë duarkryq kur e kërkon nevoja dhe kur e kërkon aktualiteti. Ai ka kënduar para shumë brezave dhe ka ruajtur me fanatizëm traditën burimore shqiptare.
Por ikja masive që po ndodhë tani në Kosovë e ka lënduar tepër shumë Demir Krasniqin dhe nuk ka hezituar për rajoniprses edhe të shkruaj një këngë për këtë fenomen tejet shqetësues. “Unë u preka shumë me pamjet që po shoh në Hungari e në vendet tjera ku ndodhen shqiptarët nëpër kampet e ndryshme. Kam kënduar në të gjitha kohërat dhe sfidat, por kjo ikje po më lëndon, po më mërzitë shumë sepse po na ndodhë në një kohë kur ne jemi shtet, por realisht mundësia për të jetuar si një familje normale është bërë gati e pamundur”.
Krasniqi thotë se këtë ikje nuk mund ta ndalë asnjë forcë policore e as ndonjë mekanizëm institucional.”Njerëzit janë lodhur dhe janë në dert të madh. Punë nuk ka, situata sociale po rëndohet, komuna e Gjilanit me gjasë edhe vitin 2015 do ta kalojë me dietë buxhetore dhe të gjitha këto ndikojnë në psikikën e të rinjve për ta braktisur vendin” shprehet Krasniqi./rajonipress/
Duke parë ikjen masive Demir Krasniqi enkas për rajonipress ka shkruar një lëngë të titulluar “Po zbrazet Kosova”.
Po zbrazet Kosova
Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
1.
Po zbrazën qytetet, nanë ,
Po zbrazet Kosova …
Lamtumirë, moj nanë ,
Se n’ kurbet , unë shkova !
Mos u mërzit nanë ,
Pse po të la vetën !
Shqiptarët han e dan, moj nanë,
Në kurbet u tretën !
Mos qajë nanë për mua –
Qajë për fëmijët e mi !
Ata janë largua,
Kurrë bukë pa u ngi !
2.
Nëpër autobusa nanë ,
N’ trena e nëpër male –
Ne na ka marrë pusi, nanë ,
Vuajtjet kurrë s’ na u ndalen !
Punuam aq sa mundëm –
Me bukë kurrë s’u ngopëm !
Shëndetin e humbëm –
Rrugëve të Evropës !…
Në gjithë botën mbarë,
Seri bëjnë mileti –
Mos t’ ishin shqiptarët,
Nuk do t’ ish kurbeti !
3.
Po na mbyllen shkollat, nanë ,
Po mbyllen shtëpia …
Rrugëve të Evropës –
Po na ikë rinia !
N’ vatrat stërgjyshore –
Shtëpitë mbeten shkret !
Rinia shkollore –
Ikën në kurbet !
Mos qajë nanë për mua –
Pashë bukën e kripen,
Se kem me harrua
Edhe gjuhën shqipe !…
Gjilan, më 23.12.2014.


