Edhe Komuna e Kllokotit përfituese e projektit DEMOS të qeverisë zvicerane

Kllokot – Komuna e Kllokotit është ndër 17 komunat e Kosovës që është bërë pjesë e projektit më të madh të financuar nga ambasada zvicerane, të emërtuar DEMOS e që ka për qëllim përmirësimin e qeverisjes dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët në tri fusha: shërbime publike, menaxhim të mbeturinave, menaxhimin financiar dhe demokracinë lokale.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandum të bashkëpunimit me komunat partnere, menaxheri i projektit DEMOS Norbert Pijls, ka thënë se ky projekt do të zgjas rreth tre vjet dhe do të jetë paralel me mandatin e Kuvendeve Komunale si dhe kryetarëve të komunave. “Sot jemi këtu ta fillojmë projektin. Ky projekt do të zgjas për 3.5 vjet, deri në fund të vitit 2017, që pak a shumë do të jetë paralel me mandatin e Kuvendeve Komunave dhe kryetarëve të komunave”, ka thënë Pijls.
Në këtë ceremoni të organizuar nga MAPL-ja në Prishtinë e pranishme ishte edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e cila ka theksuar se nuk është çudi pse Zvicra e mbështetë Kosovën, pasi që kanë ndërlidhje të forta njerëzorë mes dy vendeve, duke shtuar se 10 për qind e popullatës së Kosovës jetojnë në Zvicër. Për Shefin e kabinetit të kryetarit të Kllokotit Nesha Vesiq i cili në emër të komunës ka nënshkruar, memorandumin e bashkëpunimit ka thënë se ky memorandum ka një rëndësi tejet të madhe në investimet ardhshme si dhe projektet që të reflektojnë pozitivisht në shërbimin e qytetarëve dhe në ndërtimin e një kornize politike e cila do të jetë më e përmirësuar dhe kompletuar për qeverisjen lokale ka njoftuar për rajonipress, Aziz Zuka, zëdhënës i komunës së Kllokotit./rajonipress/