KKGJILAN

Edhe, Komuna e Kamenicës feston 1 Qershorin – Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me disa aktivitete

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Kamenicës ka organizuar disa aktivitete. Këto aktivitete kanë filluar nga data 30 Maj dhe kanë vazhduar deri sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin.

Më datë 30-31 Maj janë mbajtur ligjërata në shkollat fillore me temë “Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve” nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut DAP.
Ndërsa sot më datë 1 Qershor janë mbajtur disa aktivitete.

Dita ka filluar me defilimin e fëmijëve organizuar nga Kolegjiumi i Mësimdhënësve të Shkollave Fillore, për të vazhduar pastaj lojërat rekreative në ambientet e BONEVET nga Handikos, NjKDNj dhe BONEVET për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Është zhvilluar edhe altiviteti “Festa e Abetares” në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” nga Kolegjiumi i Mësimdhënësve të Shkollave Fillore.

Festa ka vazhduar me aktivitetin “Përralla për fëmijë” në Bibliotekën e Qytetit ku janë shpërndarë libra me përralla për fëmijët e pranishëm nga Qendra për Arsimin e Kosovës KEC, kurse pastaj është mbajtur aktivitet me grupin e baletit.

Uji Dea

Për fëmijët në këtë ditë është mbajtur edhe një program kulturo-artistik në pllaton e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, ku është organizuar nga Teatri i Fëmijëve “Lulëkuqja” me përgatitje të Muhrrem Hodës.

Kurse kjo ditë ka vazhduar të festohet me aktivitete rekreative për fëmijë dhe lojëra pakufi në Sektorin e Sportit dhe KVRL.

Të pranishëm ishin edhe Personeli Shëndetësor nga QKMF-ja dhe zyrtarë policor nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor Kamenicë.

Këto aktivitete janë organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut, BONEVET, KVRL, Europian Union Kosovo, Handikos, KEC./rajonipress/