Edhe komandant Dardani ankohet
Gjilan – Isa Agushi i njohur me nofkën e luftës si komandant Dardani është befasuar me listën e fundit të Zonës Operative të Karadakut. Aty pash veteran që kurr pushkë me dorë nuk ka kapur kurse kanë mbetur jashtë listës njerëzit që vërtet kanë qenë pjesë e luftës dhe e betejave thotë Agushi për rajonipress.
Isa Agushi është i befasuar me listën e veteranëve që u botua së fundit në emër të Zonës Operative të Karadakut. “Kam shumë vërejtje për atë lisë. Aty pashë shumë njerëz që kanë fituar epitetin e veteranit pa qenë fare në luftë dhe as pjesëmarrës i saj. Kurse jashtë listës kanë mbetur njerëzit që vërtet kanë qenë pjesë e luftës dhe e betejave” tha Agushi.
Agushi tha se ka marrë shumë ankesa nga ushtarët e tij dhe pret që këto ankesa të korrigjohen. “Unë shpresoj që komisioni do t`i shqyrtojë ankesat e drejta sepse në të kundërtën po u hyhet në hak atyre që vërtet ishin pjesë e luftës në të gjitha zhvillimet dhe fazat. Ende ka kohë që këto gabime të korrigjohen. Do të ishte e padrejtë dhe e pafalshme që ushtari i vërtet të ndihet i anashkaluar ose i përbuzur vetëm pse dikush ose dikujt i n`teket të bëjë këso manipulime” tha Agushi.
Isa Agushi i cili është edhe këshilltar komunal nga radhët e LDK-së tha se të gjitha ato ankesa që vijnë nga ushtarët e vërtet dhe të sinqertë komisioni i ankesave duhet t`i trajtojë me prioritet./rajonipress/


