Edhe Kllokoti përkrah Sadik Haxhiun e PDK-së

Viti – Naser Shabani, kryetar i Degës së PDK-së, në Kllokot dhe Izja Rexhepi Shef i Shtabit Zgjedhor pranë kësaj dege, deklaruan se pasi kjo degë nuk ka kandidat të saj për deputet në Kuvendin e Kosovës, atëherë kjo degë me gjithë potencialin e sajë është në mbështetje të kandidatit për deputet nga komuna e Vitisë, Sadik Haxhiu.
Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së në Viti, gjatë javës që lamë pas ka zhvilluar një mori aktivitetesh me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e sajë dhe në përgjithësi me qytetarët e komunës së Vitisë, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014.
Kryetari i shtabit zgjedhor Besim Halimi, njoftoi strukturat e Degës së PDK-së, se interesimi i qytetarëve në teren rreth platformës programore të PDK-së, është gjithnjë e në rritje.
Nga të gjitha raportimet që u bënë nga tereni, emërues i përbashkët është prania e madhe e qytetarëve të komunës sonë dhe admirimi i tyre që po japin platformës së ardhshme qeverisëse të PDK-së, në krye me Kryeministrin aktual dhe të ardhshëm të Republikës Kosovës, Hashim Thaçi, rreth “MISIONIT TË RI”.
Kjo, nga se, MISIONI I RI është iniciuar nga vet qytetarët e Republikës së Kosovës i cili do të gjenerojë punësim, rritje të mirëqenies sociale, fuqizim të sektorit të bujqësisë, zbutje të shkallës së papunësisë, fakte këto nga të cilat në mënyrë direkte do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa përjashtim.
Në këtë frymë janë përshkuar edhe takimet e mbajtura deri më tani në shumë nëndegë të PDK-së, si në: Skifteraj, Debelldeh, Sllatinë Ulët, Pozheran, Radivojc dhe Viti. Ndërsa, takimet për këtë javë, nëpër nëndegë, do të vazhdojnë të mbahen sipas agjendës së paraparë nga Shtabi Zgjedhor i Degës.
Naser Shabani, kryetar i Degës së PDK-së, në Kllokot dhe Izja Rexhepi Shef i Shtabit Zgjedhor pranë kësaj dege, deklaruan se pasi kjo degë nuk ka kandidat të saj për deputet në Kuvendin e Kosovës, atëherë kjo degë me gjithë potencialin e sajë është në mbështetje të kandidatit për deputet nga komuna e Vitisë, Sadik Haxhiu.
Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së, në Viti, shqyrtoi edhe përgatitjet për tubimin qendror të degës, në të cilin do të jetë i pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, takim ky i cili do të mbahet më 30 maj 2014, e premte ora 16:30, në qendër të qytetit, Sheshi “Gursel e Bajram Sylejmani”.
Me këtë rast Shtabi Zgjedhor i PDK-së, dega në Viti, fton të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe mbarë qytetarët e komunës sonë, për një pjesëmarrje masovike dhe për një tubim madhështorë, të tillë çfarë dinë të organizojë PDK-ja, si forca politike më e madhe në vend thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/