Hidromorava

Edhe Kllokoti në hall nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kllokot – Reshjet e ditëve të fundit shkaktuan vërshime të shumta në territorin e Komunës së Kllokotit e sidomos në fshatin Mogillë.

Në kilometrin e parë në rrugën Verbovc – Viti, shkak i të reshurave të shumta, dhe Ura e cila ishte bllokuar nga mbeturinat, mbi 200 hektarë janë vërshuar, por dëme ka pasur edhe në ekonomitë familjare.

FIDANISHTJA

Një pjesë e fajit për këto vërshime në fshatin Mogillë, janë si pasojë e një qytetari të pandërgjegjshëm i cili ka ndërtuar një Urë improvizuese në lumin i cili kalon në periferi të vendbanimit dhe si pasoj e kësaj ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturën bujqësore të grurit, por edhe në ekonomitë familjare thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kësaj komune.

Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike në Komunën e Kllokotit, Hidajet Ahmeti, duke parë gjendjen dhe efektet negative që ka pasur kjo Urë, tash e dy vite, që pas çdo të reshure ka pasur vërshime të gjithë fshatit Mogillë, në bashkëpunimin me inspektoratin e Komunës dhe me ndihmën e Policisë morën vendim që të rrënohet Ura dhe pas rrënimit u lirua lumi dhe vërshimet pushuan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.