Edhe KFOR-i amerikan demanton Boban Jeftiqin

Gjilan – Ne jemi takuar drejtpërsëdrejti edhe me Jeftiqin, të cilin e kam pyetur për shkrimin, kurse ky i fundit ka thënë se informatat i kishte marrë nga prindërit e nxënësve. Brayant, tha se kishte kontaktuar edhe me drejtorinë e arsimit, drejtorin e shkollës fillore “ Desanka Maksimoviq”, me Komandantin e Policisë stacioni në Kamenicës, si dhe me njerëzit dëshmitar që ishin aty, mirëpo, u dëshmua se ishte një e pavërtetë me atë çka ishte thënë nga Jeftiq ka thënë Braynat.
Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, ka pritur kapitenin Brayant, udhëheqës i njësisë së KFOR-it LMT- 1, në Kamenicë me bashkëpunëtorë.
Qëllimi i takimit ishte çështja e sigurisë në komunën e Kamenicës.“ Jam i vetëdijshëm se në komunën e Kamenicës, gjendja e sigurisë është e qetë,por pas heqjes së lapidarit në Preshevë, si dhe incidenteve të ndodhura në disa komunave të Kosovës, më intereson mos ka ndryshuar gjendja e sigurisë në komunën e Kamenicës” tha Kapiteni Brayant.
Ai tha se kishte lexuar shkrimin që ishte publikuar në disa media serbe, dhënë nga Kryetari i komunës paralele serbe Boban Jeftiq, ku thuhet se nxënësit serbë duke e pritur autobusin, ishin sulmuar nga nxënësit shqiptarë.
“Ne jemi takuar drejtpërsëdrejti edhe me Jeftiqin, të cilin e kam pyetur për shkrimin, kurse ky i fundit ka thënë se informatat i kishte marrë nga prindërit e nxënësve”.
Brayant, tha se kishte kontaktuar edhe me drejtorinë e arsimit, drejtorin e shkollës fillore “ Desanka Maksimoviq”, me Komandantin e Policisë stacioni në Kamenicës, si dhe me njerëzit dëshmitar që ishin aty, mirëpo, u dëshmua se ishte një e pavërtetë me atë çka ishte thënë nga Jeftiq.
Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, tha se deri më tani gjendja e sigurisë në komunën tonë është e qetë, dhe nuk ka vend për shqetësim, kurse për të ardhmen ne nuk mund të garantojmë.
“Ndërsa, sa i përket shkrimit që ishte botuar në disa media serbe , që ishte thënë se ishin sulmuar nxënësit serbë nga nxënësit shqiptarë, për ta vërtetuar rastin në fjalë, menjëherë kam mbajtur një takim me drejtorët e shkollave të komunitetit serb në Kamenicës, me sekretarin e shkollës fillore “ Fan S Noli”, Komandantin e Policisë stacioni në Kamenicë, me Nënkryetarin i komunës për Komunitete, si dhe Shefin e Zyrës Lokale për Komunitete dhe Kthim, ku edhe nga të pranishmit u dëshmua se aty nuk kishte pasur ndonjë sulm, siç ishte shkruar në disa media serbe”.
Surdulli, tha se ne jemi në kontakt vazhdimisht me të lartpërmendurit edhe ju kemi sugjeruar që të jenë sa më vigjilent, nëse hetohet diçka./rajonipress/