UBT

Edhe Karaqeva kërkon interpelancë parlamentare për vijën kufitare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i Karaqevës thotë për rajonipress se pas problemeve që janë shkaktuar në vijën kufitare Kosovë – Mali i Zi radha duhet t`i vijë kontestit shumë më të rëndë dhe më delikat me Serbinë, asaj në Karaqevë. Serbia çdo ditë po e tkurr kufirin e Kosovës dhe çdo ditë po manipulon me vijat administrative që gjithmonë ishin pjesë e Kosovës. Deputetet duhet të zgjohen nga gjumi sa nuk është bërë vonë shprehet ai.

Interpelanca parlamentare që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës për kontestin kufitar me Malin e Zi i ka pëlqyer Selver Lenjanit. Kjo për faktin e ai ka 16 vite që kërkon një interpelancë të tillë edhe për kontestin kufitar në Karaqevë, por mundi tij ende nuk ka dhënë rezultate sepse Parlamenti e ka refuzuar dhe injoruar një kërkesë të tillë, raporton rajonipress.

Uji Dea

Selver Lenjani thotë për rajonipress se radha e debatit parlamentar duhet t`i dedikohet pikërisht vijës kufitare në Karaqëvë. “Kontesti kufitar në Karaqevë nuk është aspak delikat për palën kosovare, por është delikat për faktin se kemi të bëjmë me Serbinë, me një shtet që gjithmonë ka gllabëruar tokat shqiptare. Serbia çdo ditë po e tkurr vijën kufitare të Kosovës dhe çdo ditë po manipulon me vijat administrative që realisht gjithmonë ishin pjesë të territorit të Kosovës”.

Lenjani thotë se deputetet dhe vet kryesia e Parlamentit duhet të zgjohen nga gjumi sa nuk është bërë vonë. “Karaqeva mund të shpërthejë nëse kështu injorohet. Durimit i ka ardhur fundi. Karaqeva është pikë delikate e cila nuk ofron shumë siguri e as stabilitet. Banorët janë të zhgënjyer e të lodhur nga pritja aq e gjatë e institucioneve kosovare për tu marrë me zgjidhjen e këtij problemi” tha Lenjani./rajonipress/