Edhe Karaqeva fillon të zbrazet, destinacion Francën
Gjilan – Rreth 8 familje nga Karaqeva e Epërme dhe e Poshtme në këtë fillim javë kanë mbyllur dyert e shtëpisë dhe ia kanë mësyrë Francës thotë profesori Fadil Kastrati. Selver Lenjani në emër të Bashkësisë Lokale shprehet shumë i zhgënjyer dhe njëkohësisht i dëshpëruar që të rinjtë dhe foshnje 8 muajsh po e marrin këtë rrugë pa e ditur se ku po shkojnë. Papunësia dhe pasiguria janë dy shkaktarët kryesor që të rinjtë e këtij fshati po e braktisin atë tha Lenjani.
Rreth 50 persona shumica e tyre të rinj, fëmijë, dhe foshnje 8 muajshe janë larguar vetëm në këtë fillim javë nga Karaqeva e Epërme dhe ajo e Poshtme thotë për rajonipress Fadil Kastrati profesor nga ky rajon.
Kastrati tha se këto 8 familje përmes Serbisë kanë destinacion Francën.”Vërtet është e dhimbshme kur sheh këto familje që ia kanë vënë drynin shtëpive dhe po shkojnë në drejtime pa e ditur saktë destinacionin. Mendoj se shkaktar kryesor vazhdon të mbetet papunësia dhe pasiguria. U bëjmë apel institucioneve tona që të reagojnë sa më shpejt që të jetë e mundur sepse fshati ka filluar me të madhe të boshatiset” tha Kastrati.
Kastrati tha se ishte prekëse kur në këtë ikje pash edhe foshnjë 8 muajshe.
Por më i prekuri për këtë ikje mbetet Selver Lenjani përfaqeshe i fshatit Karaqevë i cili tërë kohën ka luftuar që Karaqeva të jetë e populluar dhe e gjallë. “Kam filluar të dorëzohem sepse kur pash këta të rinj, këto foshnje dhe këto 8 familje që ia mësynë Francës dhe i mbyllën të gjitha dyert e ndjeva vetën të ligështuar. Nuk ishte kjo përpjekja e jonë që bëmë për shumë vite. Institucionet kosovare na harruan dhe na shkelën përkundër premtimeve” shprehet Lenjani.
Lenjani thotë se pasiguria është njëri nga shkaktarët që këta të rinj po ia mësynë Evropës, por unë nuk e arsyetojë në asnjë rrethanë këtë largim nga Kosova shprehet Lenjani.
Lenjani tha se i ka paralajmëruar të gjitha institucionet kosovare se braktisja e fshatit po ndodhë çdo ditë, por tani po ndodhë në mënyrë masive. “Reagoni sa nuk është boshatisur i tërë fshati” tha Lenjani./rajonipress/


