Edhe Kamenica shënon përvjetorin e Pavarësisë
Kamenicë – Institucionet Komunale bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve për nderë të 8- tê vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Programi festiv filloi me homazhet te varrezat e dëshmorëve, kryetari z.Begzad Sinani me strukturat komunale dhe qytetarë uruan familjarët e dëshmorëve për festën shtetit të Kosovës.
Sinani tha se po përkujtojmë heronjët, dëshmorët, sakrificën e një populli të tërë për liri e pavarësi, ne sot nderojmë luftëtarët, veteranët dhe invalidët e UÇK-së, ne sot u themi atyre se po bëjmë përpjekje për realizimin e plotë të qëllimeve të tyre ndërtimin
Kuvendi Komunal i Kamenicës e mbajti seancën solemne, të cilën e hapi kryesuesi z. Bajram Dërmaku, duke folur për ditën e pavarësisë, ia përkujtoi të pranishmëve , pse kjo na bën të ndjehemi të gëzuar dhe krenarë, sepse historia jonë ndryshoi, poashtu dhe harta politike e Evropës, duke iu shtua edhe një shtet i ri pro evropian, pas një rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm e plotë me sakrifica të popullit tonë. Kështu u përmisuan paksa padrejtësitë e të kaluarës ndaj popullit shqiptar. Kryesuesi nderë tjerash shtoi: “Kjo ditë ishte data kur u realizua ëndrra e shumëpritur, jo vetëm e gjeneratave të tanishme por e sa e sa gjeneratave të kaluara të cilave për kontributin e tyre duhet t’u jemi mirënjohës, si dhe të kemi dhembshuri për ata që nuk e patën fatin tonë që ta përjetojnë madhështinë e shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
“Po ashtu në këtë ditë u vunë themelet e një shteti demokratik pro perëndimor që ishte ideal i përhershëm i rilindësve tanë për orientimin e popullit tonë kah perëndimi,pra duhet falënderuar të gjitha ata që kontribuuan në mënyra e forma të ndryshme e veçanti Ushtrinë tonë Çlirimtare dhe aleatë tanë”.
Kryetari Sinani në fjalën e vet bëri në analizë kohës pas luftës në ndërtimin e institucioneve,sfidat, mangësitë duke konkluduar se:” Koha po dëshmon, koha po tregon se ende ne kemi nevojë që të kuptojmë njëherë e mirë se krijimi dhe forcimi і institucioneve kërkon dije,guxim, vetëdijesim, profesionalizëm dhe përgjegjësi në përmbushjen e detyrave qe jemi të thirrur.
Pastaj shtoi se si asnjëherë me parë, n’a duhet një ndryshim rrënjësor strukturor të modaliteteve udhëheqëse si asnjëherë më parë sot na duhet ringjallja e shpresës për punë, për jetë, për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë,ne sot po bëjmë përpjekje maksimale për të qenë aktiv në përmbushjen e objektivave që kërkojnë qytetarët,mirëpo për këtë synim nuk mjafton vetëm dëshira dhe vullneti і një njeriu apo і një ekipe por kërkohet angazhimi ynë і përbashkët i drejtpërdrejtë në realizimin e interesave të qytetarëve të Komunës së Kamenicës”./rajonipress/


