ARKATANA

Edhe Kamenica shënon Epopenë e UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Për nderë të festës së Epopesë së UÇK-së dhe festave të 7 dhe 8 marsit sot Kryetari i Komunës së Kamenicës me delegatët e Kuvendit Komunal dhe bashkëpunëtorë bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve të qytetit.

Pas kësaj vizite vazhduan me familjet e dëshmorëve, invalid e veteranë të UCK-së shtroi një drekë për nder të kësaj feste. Festa vazhdoi me seancën solemne të Kuvendit Komunal ku të gjithë delegatët e Kuvendit ishin prezent.

Kryesuesi i Kuvendit hapi seancën dhe uroi për festat e marsit, theksoi se “ndryshimi i epokës së robërisë filloi me pushkët e Jasharëve me gjakun e tyre flijimi i tyre ishte inspirim për rininë shqiptare për t`iu bashkangjitur radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po festojmë por nuk duhet të lirë, por nuk do të harrojmë gjakun e dëshmorëve si dhe dhembjet e familjeve për eshtrat e të pa gjeturve të dashurve të tyre”.

Hidromorava

Kryetari Sinani mes tjerash tha se dita e Dëshmorëve është ditë kur përkujtojmë me krenari jetën e atyre që u flijuan për Kosovën përgjatë udhëtimit tonë të shenjtë për liri dhe pavarësi.

“Ky udhëtim është i gjatë. Puna, dija, djersa dhe gjaku që i janë blatuar lirisë dhe pavarësisë sollën lirinë në mesin e vitit 1999. Kemi ende shumë punë përpara. Shpresojmë të mos ketë më nevojë për sakrificën më sublime për te kryer këto punë. Ne të gjithë do të vëmë në shërbim të vendit tonë dijen, punën e guximin për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve”. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.