Eko Higjiena

Edhe Kamenica përfundon debatet rreth planit zhvillimor komunal

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtori i Administratës Enver Ajvazi ka paraqitur fushën tematike të demografisë dhe çështjeve sociale, strategjitë dhe veprimet për infrastrukturë sociale.

Edhe Kamenica ka mbajtur debatin e fundit publik me qytetarë me temën: “ Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Komunal” për Komunën e Kamenicës ‘, i organizuar nga komuna e Kamenicës – Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në mbështetje të Projektit Zvicër-Kosovë për qeverisje lokale dhe decentralizim – LOGOS.

Plani Zhvillimor Komunal për Komunën e Kamenicës, është dokumenti më i rëndësishëm i komunës që përcakton kahet e zhvillimit të saj në 10 deri 15 vitet e ardhshme, andaj ky debat ka pas një rëndësi të veçantë që Plani Zhvillimor Komunal dhe për këtë arsye është mbajtur debati edhe me qytetarë, në mënyrë që ky plan të jetë në përputhje me interesat e përgjithshme të qytetarëve të komunës së Kamenicës.

Koordinatori i projektit LOGOS Norbert Pijls, tha se takimi i sotëm është i fundit në kuadër të asistencës sonë lidhur me Planin Zhvillimor për komunën e Kamenicës. “Kemi pasur një sërë takimesh në javët e fundit për këtë çështje dhe secili takim ka pasur tema të ndryshme. Tema e parë për të cilën kemi biseduar ka qenë profili i komunës në lidhje me statistikat e komunës , demografin, infrastrukturën , e më vonë kemi diskutuar për vizionin e Kamenicës mbi zhvillimin e saj të ardhshëm” tha Pijls .

Ndërsa, drejtori i Administratës Enver Ajvazi ka paraqitur fushën tematike të demografisë dhe çështjeve sociale, strategjitë dhe veprimet për infrastrukturë sociale ( fusha e demografisë dhe çështjeve sociale).

Ajvazi tha se ne kemi menduar që në vendbanimet apo lokalitete tona ku jetojmë, të ngritet sa më shumë mirëmbajtja e ambientit, pastaj këto projekte që i kemi menduar se do të realizohen të ardhmen do të trajtohen në një mënyrë ndjeshmërinë e banorëve për probleme sociale dhe kulturore etj.

Po ashtu edhe anëtarët të tjerë të këtij grupi punues kanë bërë prezantimin në pika të shkurtra në lëmit që ata kanë punuar.

Në këtë debat qytetarët u ndanë në grupe punuese ku dhanë edhe mendimet, propozimet, vërejtjet, sugjerimet e tyre lidhur me Planin Zhvillimor Komunal.

Eco Higjiena

Pjesëmarrës në këtë tubim kanë qenë Përfaqësuesit e institucioneve komunale të Kamenicës, përfaqësuesit e projektit LOGOS,partive politike,organizatave dhe shoqatave joqeveritare, punëtorë të arsimit, afaristë, artisë, fermerë, sportistë, përfaqësues të shoqatave të grave, media dhe qytetarë të tjerë.

Ndërsa , Suzana Goranci nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se ne kemi qenë prej fillimit të procesit të hartimit të këtij dokumenti të rëndësishëm, ku në të gjitha fazat kemi qenë pjesëmarrës që me komente , sugjerime dhe me këshilla profesionale ta ndihmojmë komunën që ky plan zhvillimor të zbatohet.

Ajo tha se Komuna e Kamenicës ka respektuar të gjitha procedurat ligjore gjithashtu i ka edhe parimet ndërkombëtare që parashihen në ligjin për planifikimin hapësinor, ku njëri prej parimeve ndërkombëtare është edhe transparenca dhe gjithë përfshirja prej bazës fillestare që parashihet sipas parimeve ndërkombëtare planifikimit strategjik, ju keni qenë pjesëmarrës të këtij procesi në hartimin e këtij dokumenti në planin zhvillimor komunal në Kamenicë .

Koordinatori i ekipit punues të planit Zhvillimor të komunës së Kamenicës Drejtori Ilir Kastrati tha se materiali është shume voluminoz. Ai përshkruajti kapitullin e vizionit, ku tha se është kapitulli kryesor ku përshkruhet e ardhmja e grupeve punuese, institucioneve, sektorëve dhe të gjithë qytetarëve të komunës.

Kastrati tha se duke vlerësuar Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal ky është një dokument shumë i rëndësishëm për komunën e Kamenicës në vitet e ardhshme me mundësi vazhdimi ne kemi menduar që të gjitha idetë që kemi pasur si grupe t`i paraqesim në vizion, mirëpo gjithherë duke ju bazuar edhe planit të Kosovës.

Pas fjalimeve të mbajtura është bërë edhe prezantimi i këtij plani nga anëtarët e këtyre grupeve.

Nexhmije Kallaba Zyrtare për Integrime Evropiane njëherit anëtare e këtij grupi ka prezantuar zhvillimin ekonomik, si bujqësinë, zejtarinë, turizmin, energjinë dhe të tjera./rajonipress/