RCCOLA

Edhe Kamenica përfituese e projekteve për avancimin e pozitës së të rinjve

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Nënshkruhet marrëveshje me Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati priti në takim Koordinatorin Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti.

Me këtë rast u nënshkrua memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Kamenicës dhe Qeverisë së Kosovës, konkretisht Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.
Kryetari Kastrati tha se kjo marrëveshje ka për qëllim avancimin e pozitës së të rinjëve në sport, kreativitet kulturor, mendim kritik dhe dituri.

Hidromorava

“Marrëveshje të tilla e forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional dhe na ndihmojnë t’i kuptojmë nevojat e të rinjëve në këto fusha”, tha ai.

Ndërkaq, Koordinatori Rexhep Hoti tha se është jashtëzakonisht i lumtur që tani nënshkruan marrëveshje edhe me Komunën e Kamenicës, për fushat e lartëcekura./rajonipress/