Edhe Kamenica përfituese e grantit të përformancës, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

Kamenicë – Komuna e Kamenicës është radhitur e treta në nivel të Kosovës për performancën më të mirë, në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati tha se sot ka pranuar donacionin në vlerë prej 150.000 €, nga Minisitri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi dhe drejtorit të Let’s Do it Kosova Luan Hasanaj.

“Kamenica është një nga qytetet më të pastra të Kosovës falë kulturës së banorëve për mbrojtjen e pasurive gjelbëruese. Komuna jonë u vlerësua me plot meritë për punën e vazhdueshme që e kemi bërë me task forcën komunale, në krye me koordinatorin dhe njëherit Nënkryetarin e Komunës z.Faton Jakupi”, tha Kastrati.

Ai poashtu u shpreh së është shumë mirënjohës ndaj atyre që ndihmuan për pastrimin e Kamenicës./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).