RCCOLA

Edhe Kamenica me memorandum mirëkuptimi me UNDP

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Vlera e projektit është 100 mijë euro, ku me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Komuna e Kamenicës merr përsipër pjesëmarrjen me 20% të financimit në dy vitet e ardhshme 2018 – 2019.

Kryetari i Komunës, Begzad Sinani dhe përfaqësuesja e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, UNDP, Fjolla Raifi, nënshkruan sot marrëveshjen për projektin: “Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor“.

Komuna e Kamenicës është përzgjedhur si një nga 5 komunat partnere për të bashkëpunuar me Projektin “ReLOaD”.

Mobi Casa

Projekti “ReLOaD” do të ofrojë mbështetje teknike për të zbatuar metodologjinë transparente dhe të bazuar në projekte për ndarjen e fondeve publike për organizatat e shoqërive civile (OSHQ-ve), duke ndarë fonde për OSHC-të në bashkëpunim me komunën tuaj, është shprehur Fjolla Raifi përfaqësuese e UNDP-së.

Vlera e projektit është 100 mijë euro, ku me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Komuna e Kamenicës merr përsipër pjesëmarrjen me 20% të financimit në dy vitet e ardhshme 2018 – 2019.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari Sinani tha se bashkëpunimi me UNDP-në do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se ky partneritet është dëshmuar i suksesshëm në shumë projekte të përbashkëta./rajonipress/