RCCOLA

Edhe Kamenica i përgjigjet pozitivisht aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, nënkryetarët Faton Jakupi e Bojan Stamenkoviq, kanë marrë pjesë në aksionin për pastrimin e komunës bashkë me zyrtarë komunal, qytetarë, kompani private, vullnetarë, zjarrfikësit, Policinë e Kosovës e nxënës të shkollave.

Ky aksion do të vazhdojë deri më datën 15 dhjetor të këtij viti. Pas aktivitetit në qytet, aksioni do të filloj në zonën e parë të identifikuar në fshatin Topanicë me deponi ilegale.

KKVITI

Për të gjithë ata që do i hedhin mbeturinat në vendet joadekuate, do të pasojnë gjobat. Ta pastrojmë e ta ruajmë ambientin./rajonipress/