RCCOLA

Edhe Kamenica e Vitia shënojnë ditën e tokës me aktivitete të ndryshme

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në organizim të drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit, përkrahur nga USAID/ DEMI, sot ka filluar aksioni për pastrimin e të gjitha lokaliteteve të komunës së Kamenicës. Kurse me rastin e ditës së Tokës, Komuna e Vitisë ka organizuar aksione të pastrimit të fshatrave ndërsa sot në aksionin përmbyllës është pastruar edhe qyteti i Vitisë ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme si dhe punëtorë të Administratës komunale .

Hysen Jerliu, drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit, ka falënderuar USAID/DEMI, të cilët kanë përkrahur këtë aksion me 300 majica, policinë e Kosovës, stacioni në Kamenicë, për mbajtjen e rendit dhe përkrahjen e këtij aksioni, taksistët Kamenicas të cilët kanë bërë transportin e nxënësve falas, si dhe përfaqësuesit e administratës dhe institucionet tjera të cilët morën pjesë në këtë aksion.

Ai, tha se përveç pjesëmarrjes së drejtpërdrejt të 1200 nxënësve, ne këtë aksion morën pjesë edhe të gjithë nxënësit në shkollat e Komunës së Kamenicës.“Qëllimi i këtij aksioni ishte pastrimi i ambientit dhe lokaliteteve të komunës së Kamenicës, si dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për një ambient të pastër dhe të shëndetshëm” ka thënë drejtori Jerliu.

Ndërkaq, në fund të këtij aksioni, Ndërmarrja Publike “ Ambienti “, do të bëjë transportimin e mbeturinave.

Eco Higjiena

Kurse me rastin e ditës së Tokës, Komuna e Vitisë ka organizuar aksione të pastrimit të fshatrave ndërsa sot në aksionin përmbyllës është pastruar edhe qyteti i Vitisë ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme si dhe punëtorë të Administratës komunale .

Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë Abdyl Bajrami duke ju drejtuar nxënësve vitias të cilët ishin pjesë e aksionit të pastrimit e cilësoi si shumë të rëndësishme ruajtjen e ambientit për shoqërinë dhe natyrën. Ndërsa Drejtori i Drejtorisë për Urbanizëm, Kadastër, Pronë dhe Mjedis Metush Bajrami tha se këto aksione janë mbajtur nën përkrahjen e Drejtorisë së Arsimit dhe drejtorive të shkollave.

Ai tha se për të gjitha fshatrat dhe rrugët janë hartuar edhe plane operative për pastrimin e tyre ndërkaq sot pikërisht në Ditën e Tokës është mbajtur aksioni përmbyllës në qytetin e Vitisë. Bajrami ndër tjerash ju ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë ambientin pasi që një që kjo është në interesin e të gjithëve.

Ndërsa Kompania për pastrimin e mbeturinave me rastin e shënimit të kësaj dite ka bërë grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave pa pagesë./rajonipress/