United Hospital

Edhe Kamenica e prekur nga droga, gjendja nuk është alarmante?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Nga policia u njoftua se edhe Kamenica është e prekur nga kjo dukuri negative, megjithëse gjendja nuk është alarmante, sikurse në disa komuna tjera.

Në shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicës, u organizua një debat me titull, “Të bashkuar kundër drogës”. Me nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Komunës së Kamenicës.

Debati ishte i organizuar nga:Arjeta Agaj Mehmeti, psikologe e shkollave të mesme të ulëta, dhe Komiteti Komunal për Siguri Publike,i përfaqësuar nga Shefik Kastrati. Panelist Agim Bucolli drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arsim Gashi Zyrtar për Komunitet i Stacionit Policor në Kamenicë, Sanije Jahiri, OJQ “Fortesa“ dhe Bashkim Latifaj,Të pranishëm ishin edhe pedagog, psikolog dhe profesor të shkollave të mesme, Nazmije Demolli, nga Njësia për Mbrojtjen e Drejtave të Njeriut, si edhe ekipi komunal i OSBE-së.

ARKATANA

Të gjithë panelistët folën për këtë dukuri negative shoqërore nga këndvështrimet e tyre, duke i numëruar pasojat të cilat i sjell, për individin, familjen dhe shoqërinë e gjerë, si dhe lidhshmërinë me dukuritë tjera negative.

Nga policia u njoftua se edhe Kamenica është e prekur nga kjo dukuri negative, megjithëse gjendja nuk është alarmante, sikurse në disa komuna tjera.

Vetëm të bashkuar, të informuar mirë, edhe duke bashkëpunuar me prindërit, Komitetin për Siguri në Bashkësi, ose policinë mundë të luftohet dukuria kaq e dëmshme për shoqërinë, sidomos për gjeneratat e reja. Në holin e shtëpisë së kulturës ishte hapur edhe një ekspozitë me punime të nxënëseve me motive kundër dukurive negative në shoqëri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.