Hidromorava

Edhe Kamenica e mbanë seancën e fundit për vitin 2020

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt për vitin 2020. Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Albert Sermaxhaj, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, delegatët, Drejtorët e Drejtorive Komunale, Shërbimi Profesional i Kuvendit, OJQ-të, si dhe mediat lokale.

UBT

Në rend dite për shqyrtim ishin këto pika:
1. Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal Sh.01, Nr.30477, dt: 24.12.2020.
2. Pyetjet e legjislativit drejtuar ekzekutivit,
3. Projekt-Rregullore për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores Sh.01.39305, dt: 12.12.2016 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Sh.01, Nr.39305, dt: 12.12.2016 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve,
4. Propozim-Vendim për dhënien e pronës së palujtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë, Reshat Aliti B.I me procedurë të Negocimit të ofertës Sh.02, Nr.24352, dt: 28.10.2020,
5. Propozim-Vendim për lokacionin e stacionit Policorë në Muçivercë Sh.02, Nr.29419, dt: 11.12.2020,
6. Propozim-Vendim për pagesë mujore në IP “Filizat” në Kamenicë, Sh.02, Nr.294502, dt: 14.12.2020,
7. Draft-Rrgullore për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e Komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane Sh.01, Nr.30513, dt: 24.12.2020,
8. Të ndryshme.
Pas hapjes së seancës u bënë edhe këto propozime për rend dite:
1. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, propozoi që si pikë e tetë (8) e rendit të ditës të futet Miratimi i listës së Pronave të Paluajtshme për dhënien në shfrytëzim për vitin 2021, dhe pastaj kjo listë të publikohet në ëeb faqe.
2. Delegati, Albert Thaqi, propozoi që ai të largohet si anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa dhe të zëvendësohet.
3. Kryesuesi, propozoi qe si rend dite te hyje, plotësim ndryshimi i vendimit mbi përbërjen e KPF-se pas dorëheqjes se Albert Thaqi,
4. Delegati, Afrim Dervishi, propozoi që si pikë e rendit të ditës të futet edhe propozimi për heqjen e taksave për bizneset për vitin 2021.
Të gjitha këto pika u votuan unanimisht nga delegatët pjesëmarrës, përpos Projekt-Rregullores për plotësimin dhe ndryshimin e rregullores Sh.01.39305, dt: 12.12.2016 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores Sh.01, Nr.39305, dt: 12.12.2016 për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, 7. Draft-Rregullore për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e Komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane Sh.01, Nr.30513, dt: 24.12.2020. të cilat u shtyn për seancën e radhës.
Ndërsa propozimi i delegatit Afrim Dervishi, nuk kaloi për mungesë të votave./rajonipress/