Fundamenti

Edhe Kamenica aplikon kushtëzimet ndaj qytetarëve për ndërmarrjet publike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Hysen Jerliu drejtor i shërbimeve publike tha se në takimin e komitetit për politikë dhe financa ka kaluar propozimi për aprovim në seancën e Kuvendit që të kushtëzohen qytetarët në pagesat e “Hidromoravës” dhe “Higjienës”.

Edhe Komuna e Kamenicës ka nisur procedurën e njëjtë me Komunën e Gjilanit për të kushtëzuar qytetarët në dhënien e disa shërbimeve e cila tarifë pritet të aplikohet në kompanitë publike “Hidromorava” dhe “Higjiena”.

Hysen Jerliu drejtor i shërbimeve publike i kontaktuar nga Rajonipress tha se ai i ka propozuar një draft rregullore Komitetit për Politikë dhe Financa e cila është e ngjashme me atë të Gjilani.

Jerliu tha se shqyrtimi dhe aprovimi i kërkesave të ndërmarrjeve publike “Hidromorava “ dhe “ Higjiena “ për aplikimin e disa kushtëzimeve ndaj qytetarëve, pritet të vendoset në seancën e radhës së Kuvendit komunal ndërsa anëtarët e komitetit janë pajtuar që rregullorja të shkojë për procedim të mëtejmë.

Uji Dea

Sipas tij ky inkasim pos që po bëhet për të mirën e këtyre dy kompanive ku inkasimi është tepër i ulët, ndihmon dhe ngritë edhe cilësinë e shërbimeve komunale.

Në mbledhjen e komitetit për politikë dhe financa që është mbajtur të martën gjithashtu është diskutuar edhe raporti vjetor i Auditorit të Brendshëm për Zyrën e Prokurimit për vitin 2011.

Auditori i Brendshëm, Ismet Ahmeti në pika të shkurtra ka folur për raportin , ku tha se objektivi kryesor i këtij auditimi është që të siguroj se sistemet e kontrollit të brendshëm të vendosura në procesin e zbatimit, të aktiviteteve të prokurimit janë adekuate dhe të mjaftueshme për të garantuar se ky proces realizohet sipas procedurave të parapara.

“Fushëveprimi i auditimit është viti 2011, duke përfshirë të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me procedurat për prokurim, për mallra, shërbime dhe punë dhe funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm. Auditimi është kryer në zyrën e prokurimit” tha Ahmeti. /rajonipress/