GRANDEMALL

Edhe Kadriu i “Vatrës” shpreson në fitore

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sejdullah Kadriu tha se lista e Vatrës përbën një ekip fitues dhe se nuk ka dyshim se do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve në Gjilan.

Lëvizja Vatra e Gjilanit ka promovuar të enjten kandidatin e saj për kryetar Sejdullah Kadriu, i cili njëherësh do t’i prijë edhe listës së kandidatëve për këshilltarë komunal, një listë prej 38 emrash.

Kadriu tha se lista e Vatrës përbën një ekip fitues dhe se nuk ka dyshim se do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve në Gjilan.

Sipas tij, në listën konkurruese të Vatrës janë njerëz të tillë që e sigurojnë fitoren.

“I kemi parë edhe të tjerë dhe nuk kanë ku ta di se çfarë emrash në lista e tyre, ndërsa e jona është listë fituese”, ka thënë Kadriu, i cili ka vlerësuar se si Lëvizje e re kanë të veçanta dhe do t’i lënë të hamendur të tjerët kur edhe do të korrin fitore me 3 nëntor mendon Kadriu.

GRANDEMALL

Sipas tij, në listën garuese nuk ka vetëm kandidat me prejardhje nga komunat e Kosovës Lindore, por edhe nga qyteti dhe rrethina andaj pret të ketë vota nga të gjitha anët që do e bëjnë Lëvizjen Vatra fitimtare.

Edhe Fatmir Arifi tha se për Lëvizjen Vatra ky rajon duhet të jetë qendër e zhvillimit ekonomik, andaj i kanë hyrë garës për ta ndryshuar mendësinë e tanishme politike që ekziston e që e ka dëmtuar këtë rajon bukur shumë.

Arifi tha se Vatra do të jetë pjesë e Kuvendit Komunal.

Lista garuese e Lëvizjes Vatra përbëhet nga këta kandidatë Sejdullah Kadriu, Reshat Ajvazi, Adile Jakupi, Osman Ramadani, Adnan Mustafa, Dafina Ramizi, Behxhet Muslija, Bleri Halimi, Meritë Sejdiu, Gani Krasniqi, Remzush Demi, , Florije Xhemaili, Naser Aliti, Shaban Emini, Labinota Devaja – Ramadani, Shejnaze Gagica, Fatmir Jakupi, Gentiana Shabani, Alban Rashiti, Ibrahim Maliqi, Zejnepe Ramizi, Rexhep Ibrahimi, Ardian Bunjaku, Kadime Berisha, Arbënor Veliu, Mefail Tosuni, Shqiponjë Hoti, Arton Haziri, Ismailaki Sadiki, Saranda Krasniqi, Sevdail Fejzullahu, Bashkim Tosuni, Rejhane Rexhepi, Naser Xhemaili, Rejhan Rrahmani, Arlinda Sylejmani, Arton Fetahu, Kushtrim Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.